Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga Partia Socialiste në konferencën për mediat deklaroi se situata në vend do të shkojë gjithmonë e më keq.
Spiropali tha se brezi i ri nuk janë armiq. Sipas saj, deputetët e PS-së nuk përballen dot me protestuesit.
Elisa Spiropali theksoi se duhet reformim në PS.
Elisa Spiropali: Deputetët e PS-së e kanë të vështirë të dalin para qytetarëve. Në Asamblenë e PS-së nuk kishte votim, një njeri merr të gjitha vendimet.
Partia nuk është një njeri, është shumësia e këtyre njerëzve. Shqipëria është e të gjithëve. Më keq do shkojë, nëse nuk kuptojmë se duhet që të reformohemi.
Duhet të kuptojmë se rinia është themeli i së ardhmes.
