Politikë

U përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së, Elisa Spiropali del në konferencë për gazetarët: Shkak qëndrimet e mia politike…

Elisa Spiropali ka dalë sot në një konferencë për mediat, një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së.

E pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për këtë largim, teksa i tha se është e para grua e përjashtuar nga PS-ja, Spiropali tha: “Jam e para grua në 35 vite që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë, dhe ata që duhet të rrinë ikin. Mendoj se do kemi shumë për të parë ende. Këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamengove.”