Elisa Spiropali, në një dalje për mediat këtë të mërkurë, ka folur për herë të parë për largimin e saj nga grupi parlamentar i PS-së.
Ajo tha se ndjen përgjegjësi dhe faj për përqendrimin e qeverisë dhe pushtetit në një dorë, sipas saj, ndërsa shton se ndjen krenari për të shkuarën e saj.
“Kam dhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e pushtetit, for të konsoliduar ekstremisht në një dorë, të partisë, qeverisë dhe të pushtetit të një njeriu. Kjo është përtej Edi Ramës dhe raportit personal, por është në themel të asaj që nxori në rrugë ata flamengot. Ishte ajo nevojë për të nxjerrë në rrugë ata të rinj. Janë më të forta se mungesa e legjitimitetit dhe e besimit, dhe kur kjo mungon, s’ka rëndësi sa mandate ke, mund t’i kesh të gjitha. E ka treguar historia botërore që pushtetet nuk mbahen nga muret, por nga respektimi i të drejtave.
Mbaj edhe faj, por edhe krenari për të shkuarën time. Unë isha e para që reagova dhe një herë po e them, jo nga konvenienca politike, por se ashtu e ndjeva. Në atë moment, marrëveshja e re për Shqipërinë që unë propozova kishte elemente jo armiqësore për partinë time.
Nuk dua të bëj parashikuesen, por më keq do të shkojë nëse ne nuk duam të reformohemi”, tha ajo.