Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali foli edhe për regjistrimin e kallëzimit penal nga SPAK për familjarët e saj.

Gjatë konferencës për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali tha se për të nuk ka asnjë shqetësim, ndërsa shtoi se nuk është e shantazhushme dhe se do të vijojë të jetë përballë.

Elisa Spiropali: Jo një kallëzim, por të vihen në rresht dhe të bëjnë 10 kallëzime, nuk kam pikën e problemit. Kur kam nisur këtë betejë e kam ditur se çfarë vjen. 10 kallëzime të bëjnë, sa të duan. Mos e përfshini SPAK-un.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Jam aty përballë, nuk jam e shantazhueshme, s’më bëjë dot asnjë shantazh. Një kallëzim anonim. Le të bëjnë 10-100, jam krenare për familjen time.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb