
Sot në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti” mbahet protestë kundër vrasjes së grave.
Protesta organizohet nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ku ndër kërkesat kryesore është njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal
“Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën për shkak të dhunës që mund të parandalohej. Nuk mjaftojnë premtimet pas çdo vrasjeje. Nevojiten veprime konkrete dhe përgjegjësi institucionale”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sot në kuadër të fushatës “16 ditët në kuadër të fushatës globale”, u bë e ditur se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërkaq në këtë periudhë janë vrarë 33 gra. /Telegrafi/
25/11/2026 12:18- Nisin 16 Ditët e Aktivizmit, Haxhiu kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekës

Foto nga Arkivi
Në hapje të fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, Grupi i grave deputete ka organizuar Asamblenë e grave parlamentare dhe asambliste, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.
Zbardhja e plotë e vrasjes së Arlinda Zekës, përgjegjësia institucionale për dështimin në mbrojtjen e saj, si dhe luftimi i dhunës dhe gjuhës seksiste ndaj grave ishin ndër çështjet kryesore për të cilat foli kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në hapjen e fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.
25/11/2026 12:15- Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, theksoi se 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar dhe duhet të jetë pjesë e angazhimit çdo ditë.
Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërkaq në këtë periudhë janë vrarë 33 gra.
Lajmi i plotë këtu:























