Spiropali: S’ka rendësi më do apo jo Rama, të hapet gara në PS, ne s’kemi kryetar të përjetshëm! Të ikin ata që kanë probleme, s’heq dorë nga mandati

Ditën e sotme, deputetja Elisa Spiropali, ka kërkuar hapjen e garës për drejtimin e partisë pas 17 vitesh. Ajo sfidoi hapur Ramën, duke thënë se kryetari nuk është i përjetshëm.

Ajo thekson se Partia Socialiste nuk mund të funksionojë me idenë e një kryetari të përjetshëm, ndërsa kërkon largimin nga strukturat drejtuese të personave që kanë probleme.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, Spiropali kritikoi ata që, sipas saj, kanë hequr statutin nga faqet e Partisë Socialiste dhe që sot i referohen pikërisht këtij dokumenti.

“Nuk e di a më do apo nuk më do Edi Rama, por unë di vullnetin tim, që më duan socialistët që kam bërë beteja për ta që nuk i ka bërë kush tjetër. I kam qëndruar bindjeve të mia. Jam një e majtë, socialiste dhe progresiste e bindur. Besoj që më duan socialistët. Nëse duan një garë popullariteti, unë kam një propozim, të hapet gara në PS pas 17 vjetësh. Ne nuk kemi kryetar të përjetshëm, sado i mirë të jetë. Ata që sot e kanë hequr statutin nga faqet e PS, flasin sot për statut”, tha Elisa Spiropali.

Ajo u shpreh e vendosur se nuk do te heqe dore nga mandati: “Le të ikin ata që kanë probleme. Nuk heq dorë nga mandati. Unë kam punuar jo vetëm për vete, por edhe që të marrin vota të tjerë”.


Shtuar më 25.11.2026 12:11

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel