
Edhe pse u përjashtua nga grupi i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali thotë se do të tentojë të hyjë me forcë në mbledhje.
“Për ata që duan ta mbyllin derën me forcë, ndoshta do të jetë hera e parë në histori që një grua të tentojë të hyjë në një mbledhje e shoqëruar nga policia.
Kolegët e mi sot janë të turpëruar nga ai vendim pa vendim. Janë të turpëruar. Kam komunikuar me të gjithë kolegët. Edhe Taulantin e kam shok, por çështja qëndron te modeli.
Ky është një akt i dhunshëm dhe arbitrar, që nuk reflekton asnjë lloj legjitimiteti, por vetëm arbitraritet të pastër.
Administrata e shtetit duhet të reformohet në tërësi. Kjo qasje nuk ka asnjë lidhje me integrimin europian. Kemi qenë këtu për shkak të historisë dhe gjeografisë; duhet të jemi këtu edhe për shkak të standardeve.
Nuk e kushtëzoj qëndrimin tim me votimin e ligjeve që lidhen me integrimin europian”, tha Spiropali.