Avokati I familjes së Liridona Ademajt ka ndarë një histori mjaft prekëse, ku rrëfen bisedën me fëmijët e mitur të së ndjerës. Në një mesazh të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ai tregon se dy fëmijët i kishin kërkuar që një bluzë e tyre, me emrat e të dyve, të vendosej te varri i nënës. Sipas avokatit, kërkesa e fëmijëve u realizua dhe atyre iu dërguan fotografi nga varri i së ëmës, ku ishte vendosur bluza e tyre.