Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Drafti, pas “djegies” së miliona eurove në inceneratorë, qeveria përparësi riciklimit të mbetjeve

Share Share Icon

Pas një dekade investimesh në inceneratorë, Shqipëria po përgatit rregulla të reja për menaxhimin e mbetjeve, duke i dhënë përparësi riciklimit dhe ripërdorimit, ndërsa djegia dhe depozitimi në landfill do t’u nënshtrohen kritereve më kufizuese. Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që parashikon përgatitjen për ripërdorim dhe riciklimin e të paktën 23% të mbetjeve bashkiake deri në vitin 2030 dhe 65% deri në vitin 2045.

Një nga dispozitat më të rëndësishme lidhet me planifikimin e investimeve publike për asgjësimin e mbetjeve. Autoritetet duhet të dimensionojnë kapacitetet vetëm për sasitë e mbetjeve që nuk mund të trajtohen në forma të tjera dhe të “shmangin krijimin e kapaciteteve të tepërta që cenojnë parandalimin, ripërdorimin dhe riciklimin”. Përdorimi i mbetjeve për prodhimin e energjisë do të lejohet vetëm pasi të jetë dokumentuar se përgatitja për ripërdorim dhe riciklimi nuk japin rezultatin më të mirë të përgjithshëm për mjedisin.

Djegia e mbetjeve nuk do të llogaritet në përmbushjen e objektivave kombëtarë të riciklimit. Nga procesi i incinerimit, vetëm metalet e ndara nga hiri dhe të ricikluara më tej do të përfshihen në këto objektiva.  Projektvendimi përcakton gjithashtu se mbetjet e grumbulluara në mënyrë të diferencuar për riciklim nuk duhet të dërgohen për asgjësim, me përjashtim të tepricave që rezultojnë pas trajtimit. As kostot më të ulëta të asgjësimit nuk do të përbëjnë argument të mjaftueshëm për të anashkaluar riciklimin.

“Kostoja më e ulët afatshkurtër e një operacioni asgjësimi, mungesa e përkohshme e infrastrukturës ose mungesa e një tregu vendor nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme për të justifikuar zgjedhjen e një niveli më të ulët të hierarkisë”, përcakton dokumenti.

Rregullat prekin edhe tarifat e asgjësimit të mbetjeve. Autoritetet duhet të sigurojnë transparencën e tyre, duke marrë në konsideratë kostot e plota të investimit, operimit, mbylljes së impianteve, kujdesit pas mbylljes dhe ndikimeve mjedisore.

Sasitë e mbetjeve të pranuara për asgjësim do të auditohen dhe publikohen çdo tre vjet.  Ministria propozon gjithashtu ndryshimin e metodologjisë së matjes së riciklimit. Grumbullimi apo transportimi i mbetjeve drejt impianteve të përpunimit nuk do të mjaftojë për t’i raportuar ato si të ricikluara. Sipas relacionit shoqërues, përmbushja e objektivave duhet të mbështetet në sasitë që plotësojnë kriteret metodologjike dhe “jo thjesht në sasitë e mbledhura, të transferuara ose të dërguara në impiante trajtimi”.

Viti 2026 do të shërbejë si bazë për matjen e progresit. Objektivi kombëtar i përgatitjes për ripërdorim dhe riciklimit do të rritet në 50% deri në vitin 2036, në 55% në vitin 2037 dhe në 60% në vitin 2040. Objektivat individualë të bashkive do të përcaktohen në varësi të kapaciteteve financiare, teknologjike dhe sasive të mbetjeve që krijojnë. Projektvendimi synon përafrimin e pjesshëm të legjislacionit shqiptar me direktivën europiane për mbetjet.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Turizmi në rënie të lirë në tetor, të huajt 12.5 për qind më pak

Muaji tetor ka regjistruar ndoshta muajin me kthesën më të fortë negative për turizmin ku shtetasit e huaj që hynë në vendin tonë. Të dhënat e Inst...

55 minutes më parë 3 Min Lexim

Ministria e Financave debat me prodhuesit për barazimin e akcizës së duhanit me cigaret

Vijon debati për barazimin e akcizës së duhanit fine cut mes Ministrisë së Financave dhe grupeve të interesit, të propozuar me paketën e re fiskale...

1 hour më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!