Pas takimit me Gunther Krichbaum, deputetja e PD-së tha se përparimi në integrim duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për Europën.
Tabaku bëri të ditur në rrjetet sociale se biseda u përqendrua te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ajo nënvizoi edhe rolin e Gjermanisë në procesin e anëtarësimit. “Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim”, shtoi deputetja.
Statusi:
U takova me Gunther Krichbaum , ministër gjerman i Shtetit për Europën. Shkëmbyem mendime mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Për Shqipërinë, ky proces merr kuptim kur reformat sjellin ndryshime që qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme. Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim.














