Në verë, Bruno Fernandes mund të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkato, kjo pasi portugezi mund të largohet nga Man.United me parametra zero. Fernandes është nën kontratë me “djajtë e kuq” deri në fund të këtij sezoni, por mes palëve ekziston edhe një klauzolë që e lejon Man.United të rinovojë kontratën edhe për një tjetër vit.
Nëse drejtuesit e “djajve të kuq” nuk do të shfrytëzojnë këtë të drejtë, portugezi do të dal në treg si një lojtari lirë, për këtë arsye përfaqëson një okazion të vërtetë për disa klube evropiane.
Në këtë garë pritet të përfshihen edhe dy klube të Serie A, Milan dhe Juventus. “TuttoSport” shkruan se “Zonja e Vjetër” po ndjek nga pranë situatën e Bruno Fernandes, por për të transferuar portugezin në Torino nuk do të jetë e lehtë, kjo për shkak të kërkesave financiare të lojtarit.
I njëjti shqetësim edhe për Milan, por kuqezinjtë kanë një “kartë” të fortë në dorë, Ruben Amorim. Të dy kanë një lidhje të fortë, pasi Amorim ka punuar me Bruno Fernandes te Man.United. Për Milan, por dhe për Juven, Fernandes do të ishte një goditje e fortë për sezonin e ardhshëm.
