Dhëndri i kryedemokratit, Berisha Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e tij dhe të bashkëshortes, Argita Malltezi, për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri në kuadër të dosjes ‘Partizani’. Ai deklaroi se cështja është dërguar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.