
Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përzgjedhur emrin e drejtueses së re të kopshteve të kryeqytetit.
Arjola Byzyka pritet të marrë drejtimin e këtij institucioni, duke pasuar Beqirin në detyrë.
Byzyka vjen nga sektori i arsimit publik, ku ka mbajtur më herët poste drejtuese në administratën arsimore të kryeqytetit, përfshirë atë të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës.