Pyetja për GTA-n e zuri në befasi De Jongun: Pse mungoi Yamal në udhëtimin e Barcelonës?

Frenkie De Jong u përball me një situatë të pazakontë në konferencën për shtyp të Barcelonës në Baku, pasi një gazetar e pyeti për mungesën e Lamine Yamalit dhe nëse ajo lidhej me lojën GTA.

Pyetja u bë të martën, në çastin kur mesfushori holandez ishte ngritur nga vendi dhe po largohej nga salla, raporton Reuters. Gazetari donte të dinte nëse Yamal nuk kishte udhëtuar drejt Azerbajxhanit sepse kishte qëndruar në shtëpi duke luajtur videolojën GTA.

Të lidhura

None found

“A është e vërtetë që Lamine Yamal nuk erdhi sepse po luan GTA? Apo nuk është e vërtetë? Lamine Yamal nuk erdhi sepse po luan GTA në shtëpi”, dëgjohet të thotë gazetari në videon e publikuar, duke e përsëritur pyetjen dy herë në anglisht.

De Jong dukej i befasuar dhe i hutuar nga pyetja, ndaj u largua pa dhënë një përgjigje.

Barcelona njoftoi të hënën se Yamal nuk do të luajë në përballjen e së mërkurës ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve, pasi ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës.

Sulmuesi 19-vjeçar ka nisur nga minuta e parë në të 17 takimet e Barcelonës këtë sezon. Shpresa është që ai të rikthehet për ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Deportivo La Corunas.

Para sfidës, trajneri Hansi Flick deklaroi se Barcelona është e përgatitur të luajë edhe pa futbollistin spanjoll, pavarësisht rëndësisë së tij për ekipin.

“Kemi luajtur edhe më parë pa Lamine, kështu që mendoj se e dimë çfarë duhet të bëjmë. Por Lamine është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E kontrolluam të hënën në mëngjes dhe vendosëm se ishte më mirë që ai të qëndronte në shtëpi. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe ai të jetë i gatshëm për fundjavën”, deklaroi Flick.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona ndodhet në vendin e gjashtë të renditjes së Ligës së Kampionëve, me tri fitore dhe një humbje.


Shtuar më 25.11.2026 13:25

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel