FOTO- Festa e Pavarësisë së Shqipërisë kremtohet edhe në Athinë
114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festa e Flamurit janë kremtuar edhe në Athinë, në një pritje zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, nën kujdesin e ambasadores Luela Hajdaraga.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe greke, diplomatë të trupit diplomatik të akredituar në Greqi, përfaqësues të politikës, biznesit, medias, si dhe personalitete të tjera të jetës publike.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive dhe përbënte një mundësi për të shënuar një prej datave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, por edhe për të përcjellë mesazhe mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja greke e Turizmit, Olga Kefalogianni, e cila përcolli urimet e saj me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në fjalën e saj, ministrja greke theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe lidhjeve që ekzistojnë mes dy vendeve, duke përcjellë gjithashtu një mesazh në emër të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, ndërsa prania e gjerë e trupit diplomatik dhe e personaliteteve nga fusha të ndryshme i dha ceremonisë një karakter të veçantë institucional.
Gjatë aktivitetit u vu në dukje rëndësia e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi dhe e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë turizmin, ekonominë, kulturën dhe marrëdhëniet njerëzore mes dy vendeve.
Kremtimi i Pavarësisë në Athinë u shoqërua me urime për popullin shqiptar dhe me vlerësime për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva
Berisha: Është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin për McGonigalin
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)
- 13:27 Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva
- 13:24 Berisha: Është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin për McGonigalin
- 13:19 U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)
- 13:17 Kthesë në gjyqin ndaj Netanyahut! Gjyqtarja deklaron se ka pak gjasa për dënim, sugjeron rrëzimin e akuzave
- 13:13 Sterling i shpëton dënimit me burg për drejtim të rrezikshëm të makinës pas një aksidenti
- 12:59 Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare