E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar mobilizim total të demokratëve për protestën e 28 nëntorit, duke e cilësuar atë si një detyrim madhor të opozitës.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u bëri thirrje deputetëve, drejtuesve dhe anëtarëve të PD-së që të angazhohen në organizimin e protestës, duke theksuar se opozita nuk duhet të tërhiqet nga përballja me qeverinë.

“Protesta mbetet krah vizionit të saj dhe organizimit, detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se protestat kërkojnë sakrifica, por sipas tij, opozita duhet të jetë vazhdimisht në protestë përballë asaj që e cilësoi si diktaturë.

Reklamë

Berisha akuzoi qeverinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe presion ndaj personave që mbështesin protestën. Ai paralajmëroi se nuk do të tërhiqen.

“Partia Demokratike, drejtuesit, deputetët, duhet të kenë një mobilizim total. Ne nuk tërhiqemi, ne do qëndrojmë të paposhtur”, deklaroi kreu i PD-së.

Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi protestën si një nga format kryesore të aksionit opozitar dhe kërkoi angazhim të plotë të strukturave të partisë në organizimin e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.