'Në vijim të materialeve për përfshirjen e tij me ish-Sigurimin' - Tufa publikon një dokument tjetër për Fezollarin

'Në vijim të materialeve për përfshirjen e tij me ish-Sigurimin' - Tufa publikon një dokument tjetër për Fezollarin

13:09, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shkrimtari Agron Tufa Agron, ish-drejtues i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ka reaguar sërish mbi figurën e Ethem Fezollarit, kreut të Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë.

Ai ka publikuar një tjetër dokument ku tregohet implikimi i tij në strukturat e Sigurimit të shtetit.

‘Ndiqni edhe këto Telegrame për ambasadën e RPSSH-së në Romë, ne lidhje me organizimin e pritjes së z. Et'hem’.

‘Besoj se nuk mbetet më kurrfarë dyshimi dhe se nuk është më çështje sajimesh e alibish idiote, sikundër mbrohet Fezollari me të qorrollepsurit prej tij’.

Postimi i plotë në facebook:

NË VIJIM TË PARALAJMËRIMIT PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIKË TË SHQIPËRISË MBI PËRFAQËSIMIN E TYRE POLITIK (III)

Në vijim të materialeve për përfshirjen e z. Et'hem Fejzollari me ish-Sigurimin e Shtetit, sot - Kryetar i Shoqatës së ish-të Përnjekurve Politikë, - ndiqni edhe këto Telegrame për ambasadën e RPSSH-së në Romë, ne lidhje me organizimin e pritjes së z. Et'hem.

Besoj se nuk mbetet më kurrfarë dyshimi dhe se nuk është më çështje sajimesh e alibish idiote, sikundër mbrohet Fezollari me të qorrollepsurit prej tij:

Lexo edhe: Agron Tufa reagon sërish për kreun e ish-të përndjekurve – Sa fytyra ka ky njeri, paralajmërim për…

Lexo edhe: Nisma për parti politike/ Agron Tufa sfidon kreun e ish-të përndjekurve: Të shpjegojë letrën e vitit 1990 drejtuar regjimit komunist

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco