E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur, mes tyre një i mitur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të lënduarit janë transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.