Nga Kim Mehmeti
Protesta e 28 Nëntorit nuk do të dëshmojë vetëm se sa nuk e duam qeverinë e hajdutëve të Piktorit, por edhe sa e duam dhe sa jemi të gatshëm ta mbrojmë Shqipërinë e shqiptarëve.
Andaj, në atë protestë duhet të marrin pjesë të gjithë ata që munden dhe që e duan mëmëdheun tonë.
Pra, në këtë protestë duhet të marrin pjesë shqiptarët e të gjitha trojeve, duke dëshmuar kështu se kurrë nuk do ta tradhtojnë ëndrrën mbarëshqiptare të quajtur Shqipëri.
Në protestën e 28 Nëntorit duhet të dominojnë të moshuarit, të cilët, me praninë e tyre, do të dëshmojnë respektin ndaj rinisë e studentëve që ia kthyen dinjitetin shqiptarisë.
Pra, këtë protestë duhet ta dominojnë prindërit e të rinjve që prej muajsh e luftojnë neokomunizmin, ngaqë vetëm kështu ata do mund sadopak ta shpërlajnë mëkatin e bërë ndaj fëmijëve të tyre, duke i lënë ata në duart e Enveritr të Dytë’ – Piktorit dhe ‘Aleancës së tij të Qelbësirave’.
Po 28 Nëntori i sivjetshëm nuk do të jetë thjesht një ditë festive, kur do të nderojmë flamurin, por një datë që do të ndajë dy epoka: atë të Piktorit, kur Shqipëria u shndërrua në një narkoshtet, dhe epokën që vjen më pas, kur mëmëdheun do ta marrin në duar brezat që e duan vërtet atdheun e tyre.
Protesta e këtij 28 Nëntori do të jetë nga më madhështoret, sepse atë ditë, flamurin e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare do e ngremë mbë gërmadhat e turpit të shqiptarisë – mbi ato të hajdutërisë dhe të ‘Aleancës së Qelbësirave’ të Piktorit.













