Përkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat (VIDEO)
Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e dhënies së lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës.
Sipas njoftimit, kufizimi nis sot, në orën 15:00, dhe do të jetë në fuqi deri më 26 nëntor, në orën 20:00. Era pritet të fryjë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 metra në sekondë, ndërsa dallgët parashikohet të arrijnë nga 1.5 deri në 2.5 metra.
Autoritetet detare u kanë kërkuar subjekteve dhe institucioneve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin normalisht. Përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të datës 26 nëntor.
Arjola Byzyka merr drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Veliaj: Nga viti 2027 do të jenë falas
Mesazhi i ambasadorit të SHBA në takimin me kreun e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin. Luftë karteleve të drogës dhe korrupsionit
Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur! Mes tyre një i mitur
- 14:07 Arjola Byzyka merr drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Veliaj: Nga viti 2027 do të jenë falas
- 14:02 Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi (VIDEO)
- 13:55 Mesazhi i ambasadorit të SHBA në takimin me kreun e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin. Luftë karteleve të drogës dhe korrupsionit
- 13:53 Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur! Mes tyre një i mitur
- 13:30 FOTO- Festa e Pavarësisë së Shqipërisë kremtohet edhe në Athinë
- 13:27 Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva