Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

25/11/2026
Berisha: Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të PD-së mobilizim të plotë për vijimin dhe intensifikimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një fjalim drejtuar grupit parlamentar, Berisha e cilësoi protestën si një detyrim madhor të Partisë Demokratike ndaj qytetarëve, duke deklaruar se opozita nuk mund të bëjë paqe me atë që ai e quajti diktaturë.

“Protestat janë të lodhshme, protestat kërkojnë sakrifica, por në narkodiktaturë, në një vend ku për regjimin nuk ekzistojnë ligje dhe Kushtetutë, opozita duhet të jetë në këmbë dhe në protestë”, deklaroi Berisha.

Ai vlerësoi protestat që nisën në dhjetor të vitit të kaluar dhe që, sipas tij, vijojnë të përbëjnë një përballje të vazhdueshme me kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij. Berisha paralajmëroi se PD do të përgjigjet me protesta gjithnjë e më të fuqishme, duke pretenduar se qeveria përdor shuma të mëdha parash për të shuar zërin e opozitës.

“Absolutisht, ne nuk mund të bëhemi dekor i një regjimi, por luftëtarë të paposhtur kundër tij”, u shpreh kreu i PD-së, duke shtuar se opozita nuk duhet të tërhiqet nga përballja në rrugë.

Sponsorizuar

Berisha akuzoi gjithashtu policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve paqësorë dhe solli si shembull ndalimin e Ermal Hasimjes gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin e Rinasit. Sipas tij, Hasimja u ndalua dhe u mor në pyetje për shkak të angazhimit të tij në protestat kundër qeverisë.

Në përfundim, Berisha kërkoi që deputetët, drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike të angazhohen në një mobilizim total për protestat.

“Ndaj dhe Partia Demokratike, drejtuesit, deputetët, duhet të kenë një mobilizim total. Ne nuk tërhiqemi, ne do qëndrojmë të paposhtur”, deklaroi Berisha. a.b

DEKLARATA/ Të nderuar deputete dhe deputetë, zoti kryetar, zoti sekretar i përgjithshëm.
Së pari ju përshëndes dhe para se të ndalem shkurtimisht mbi buxhetin, dua të shtroj para jush dhe të gjithë Partisë Demokratike detyrimin madhor që kjo parti, deputetët, drejtuesit, anëtarët e saj kanë, të protestojnë.
Nuk mund të ketë kurrë paqe me diktaturën.
Dhe Partia Demokratike duhet ta ketë të qartë se në kodin e saj të mbrojtjes së interesit të shqiptarëve, protesta mbetet krah vizionit të saj dhe organizimit, detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë.
Protestat janë të lodhshme, protestat kërkojnë sakrifica, por në narkodiktaturë, në një vend ku për regjimin nuk ekzistojnë ligje dhe Kushtetutë, opozita duhet të jetë në këmbë dhe në protestë.
Pse po e shtroj këtë?
Po e shtroj këtë problem sepse koha, momenti, është suksesi i pamohueshëm i protestës që filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe që vazhdon dhe sot kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Në kushtet e një rreziku ekzistencial të vërtetë, ne do reagojmë në mënyrë të pandryshueshme me protesta sa më të fuqishme kundër këtij regjimi, i cili përdor dhjetëra dhe qindra milionë për të shuar zërin tonë, për të shuar zërin e popullit opozitar.
Edi Rama është një rrezik real për ekzistencën kombëtare, për ekzistencën tonë si komb në Shqipëri.
Por në qoftë se ne nuk jemi në mënyrë të vazhdueshme dhëmbë për dhëmbë me të, dhe kjo nënkupton dhe protestën, ne nuk vlejme. Ne nuk i duhemi gjë!
Absolutisht, ne nuk mund të bëhemi dekor i një regjimi, por luftëtarë të paposhtur kundër tij.
Ju jeni dëshmitarë se çfarë dhune të egër përdor ai kundër protestuesve paqësorë, për fajin e vetëm, sipas tij, se guxojnë të dalin para kryeministrisë. Se ai është sheshi i Kristaqit, sikur ia ka lënë Kristaqi atë shesh.
Dhe dëgjoja hajdutë të tij nëpër media që ‘e kanë sheshin Skënderbej, ç’duan ata aty?’.
Ndalojnë dhe intimidojnë, bëjnë presion ndaj kryetarit të forumit të intelektualëve, Ermal Hasimja, sepse është rreshtuar me protestën dhe e marrin sikur është në ndonjë aeroport armiqësor të huaj, e nxjerr policia dhe pastaj thotë ‘na fal’ thotë, ‘po për shkak të protestës e bëmë këtë’.
Ndaj dhe Partia Demokratike, drejtuesit, deputetët, duhet të kenë një mobilizim total. Ne nuk tërhiqemi, ne do qëndrojmë të paposhtur.a.b

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Berisha: Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

Berisha: Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

25/11/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK kërkon dënime deri në 15 vite burg për kokainën në lëkurat e kafshëve

25/11/2026
Spiropali: Nuk kam asgjë për të fshehur, nuk jam e shantazhueshme

Spiropali: Nuk kam asgjë për të fshehur, nuk jam e shantazhueshme

25/11/2026
Spiropali pas përjashtimit nga PS: Më keq do të shkojë nëse nuk kuptojmë se duhet të reformohemi

Spiropali pas përjashtimit nga PS: Më keq do të shkojë nëse nuk kuptojmë se duhet të reformohemi

25/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

Berisha: Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi

25/11/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK kërkon dënime deri në 15 vite burg për kokainën në lëkurat e kafshëve

25/11/2026
Spiropali: Nuk kam asgjë për të fshehur, nuk jam e shantazhueshme

Spiropali: Nuk kam asgjë për të fshehur, nuk jam e shantazhueshme

25/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.233 artikuj gjithsej