Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në burg Erlis Dukën, vëllain e Leonard Dukës për përfshirjen në vrasjen e ish policit Santiago Malko në vitin 2019. Apeli i Posaçëm ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për pafajësinë e tij dhe e ka dënuar me 28 vite burg. Në vendimin e mëparshëm, gjykata e shpalli të pafajshëm pasi SPAK nuk gjeti prova për implikimin e tij në atentatin ndaj ish-policit.