Raheem Sterling u dënua me 12 muaj burg pasi drejtoi në mënyrë të pakujdesshme Lamborghini-n e tij në disa rrugë të Anglisë. Ish-futbollisti 31-vjeçar pranoi fajësinë, ndërsa dënimi me burg u pezullua për 18 muaj.
Vendimi parashikon edhe 100 orë punë në shërbim të komunitetit dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy vjet.
Të lidhura
None found
Para aksidentit të 28 majit, Sterling kishte pranuar se kishte drejtuar në mënyrë të rrezikshme në autostradat M25 dhe M3, si dhe në rrugët A327 dhe Minley Road, në Hampshire.
Ai pranoi gjithashtu se mbante gjashtë bombola oksid azoti për përdorim të paligjshëm dhe se nuk pranoi t’i jepte policisë një mostër.
Në seancën e Gjykatës së Magjistraturës në Basingstoke, gjyqtarja Kirsty Allman e cilësoi futbollistin si njeri me “reputacion të mirë” dhe tha se “karakteri i tij ka qenë shembullor”.
Sterling, i cili ka luajtur për Liverpoolin, Manchester Cityn, Chelsean dhe Arsenalin, nuk shfaqi reagim teksa iu komunikua dënimi.







