Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Aktualitet Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqipëria po plaket, por 80% e të moshuarve nuk e përballojnë dot një kujdestar

Share Share Icon

Ndërsa kujdesi familjar po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u siguruar, alternativa e një kujdestari me pagesë mbetet e papërballueshme për shumicën e pensionistëve.

Tetë në dhjetë të moshuar në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare të paguajnë një kujdestar, sipas një ankete të PNUD-së të vitit 2025, të cituar në raportin e fundit të UN Women mbi ekonominë e kujdesit.

Aktualisht, 95% e të moshuarve mbështeten te familjarët për përkujdesje, ndërsa vetëm 5% marrin ndihmë nga persona jashtë familjes. Vetëm 2% mbështeten te kujdestarët me pagesë, kryesisht përmes shërbimeve të financuara nga shteti.

Emigracioni po e vështirëson edhe më tej situatën. Mes të moshuarve që nuk kanë një kujdestar, 61% përmendin mungesën e të afërmve si arsye, problematikë që shfaqet më e theksuar jashtë Tiranës.

 

Pothuajse gjysma e bashkive pa shërbime komunitare për të moshuarit

Kapacitetet e shërbimeve institucionale mbeten të kufizuara në raport me madhësinë e popullsisë së moshuar. Sipas raportit, Shqipëria ka 23 qendra rezidenciale të kujdesit, të cilat u shërbejnë rreth 705 të moshuarve, ose më pak se 1% të popullsisë mbi 65 vjeç.

Në vend funksionojnë gjithashtu 36 qendra komunitare të kujdesit ditor, me rreth 3,000 përfitues. Megjithatë, pothuajse gjysma e bashkive nuk ofrojnë asnjë shërbim komunitar për të moshuarit.

Mungesa e shërbimeve është veçanërisht problematike në zonat rurale, ku mundësitë ekonomike dhe aksesi në kujdesin profesional janë më të kufizuara.

Një tjetër problem lidhet me kualifikimin e personave që ofrojnë kujdes. Rreth 99% e kujdestarëve familjarë deklarojnë se nuk kanë arsimim formal apo trajnim bazë për këtë punë, pavarësisht se shumë prej tyre kujdesen për persona me nevoja komplekse shëndetësore.

Gratë përbëjnë më shumë se dy të tretat e kujdestarëve familjarë, duke mbajtur pjesën më të madhe të barrës së papaguar të kujdesit.

UN Women konstaton se legjislacioni shqiptar nuk garanton qartësisht aksesin në kujdesin afatgjatë, ndërsa mungojnë mekanizmat e mbështetjes financiare për rastet kur shërbimet publike nuk janë të disponueshme.

Zgjerimi i shërbimeve në banesë dhe në komunitet, profesionalizimi i punonjësve të kujdesit dhe sigurimi i financimit të qëndrueshëm mbeten ndër nevojat kryesore të identifikuara.

Me plakjen e popullsisë, financimi i kujdesit për të moshuarit pritet të bëhet një çështje gjithnjë e më e rëndësishme ekonomike, si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për financat e familjeve shqiptare./ D.Hyka

Treguesit e kujdesit për të moshuarit në Shqipëri

TreguesiVlera
Të moshuar që mbështeten te familjarët95%
Të moshuar që nuk përballojnë një kujdestar me pagesë80%
Të moshuar që mbështeten te kujdestarët me pagesë2%
Kujdestarë familjarë pa trajnim bazë99%
Qendra rezidenciale23
Përfitues në qendrat rezidenciale705
Qendra komunitare ditore36
Përfitues në qendrat ditore3,000

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BE: Koha për të investuar në Ballkan është tani, Shqipëria potencial në turizëm dhe data center

Rritja e investimeve dhe e konkurrueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun europian janë në fokus të Konferencës së Dytë të Investim...

2 hours më parë 9 Min Lexim

Drafti, pas “djegies” së miliona eurove në inceneratorë, qeveria përparësi riciklimit të mbetjeve

Pas një dekade investimesh në inceneratorë, Shqipëria po përgatit rregulla të reja për menaxhimin e mbetjeve, duke i dhënë përparësi riciklimit dhe...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!