Elisa Spiropali u shfaq e vendosur për ta çuar përpara betejën e saj brenda PS për ndryshimin e modelit të qeverisjes, paçka se u përjashtua nga grupi parlamentar veprim të cilin e quajti si një akt të dhunshëm dhe arbitrar. Pavarësisht mbylljes së çdo dere në PS, Elisa Spiropali e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të lërë mandatin e të largohet nga familja e saj politike. Edi Ramës i tha se është domosdoshmëri të ndryshojë modelin e qeverisjes ose të largohet dhe se ajo është e gatshme ta sfidojë në garën për marrjen e lidershipit të PS.