Një ditë pasi socialistët votuan për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar, Elisa Spiropali doli para gazetarëve në Kuvend. “Po e marr si dekoratë”, tha ish-kryetarja e Kuvendit, e cila e lidhi vendimin me qëndrimet e saj publike. Spiropali foli edhe për nevojën për më shumë përfaqësim në politikë. Në konferencën për mediat, Spiropali shprehu pakënaqësitë e saj ndaj mënyrës si ushtrohet pushteti. Sipas saj, përgjegjësia për gjithçka që ndodh në vend nuk mund t’i faturohet vetëm Partisë Socialiste.