Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Malaj: Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, më sociali në historinë e vendit

    Instituti i Gjeoshkencave: Nesër reshje intensive në gjithë territorin, rrezik për përmbytje të lokalizuara

    Argjendi, humbet 67% të vlerës në më pak se një vit! Rënia më e fortë se gjatë krizës së 2008-s

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Malaj: Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, më sociali në historinë e vendit
    Ekonomi

    Malaj: Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, më sociali në historinë e vendit

    November 25, 2026

    Buxheti i shtetit për vitin 2027 kap për herë të parë nivelin e mbi 10 miliardë eurove në shpenzime, me fokus mbështetjen sociale, pensionistët, familjet e reja dhe investimet publike.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zgjedhur një mënyrë simbolike për të prezantuar buxhetin e vitit të ardhshëm, përmes 10 kubave, ku secili përfaqëson një miliard euro.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai u ndal te prioritetet e financimit, duke vënë në qendër mbështetjen për kategoritë që kanë më shumë nevojë.

    “Buxheti këtë herë e shpjegojmë me 10 kuba. buxheti 2027 me vlerë 10 miliardë euro është buxheti më i madh i të gjitha kohërave në Shqipëri. Të supozojmë që çdo kub përfaqëson nga një për çdo miliard euro. 3 kuba ose 3 miliardë euro shkojnë për mbrojtjen sociale ku përfshihen pensionet, ndihma për familjet në nevojë, bonusi i bebeve si dhe ndihma që do tju japin studentëve që vijnë nga familjet në nevojë”, tha Malaj.

    Dy kuba, vijoj ai, ose dy miliardë euro do të shkojnë për investimet publike rrugë, shkolla, spitale; ujësjellësa e kanalizime. Gjithashtu 2 miliardë euro shkojnë për shëndetësinë dhe arsimin, nga ana tjetër  1 miliardë euro do të shkoj për mbrojtjen dhe sigurinë dhe ushtrinë. 1 miliardë euro tjetër shkojnë për bashkitë në të gjithë territorin e vendit dhe 1 miliardë euro të fundit nga 10 do të shkoj për fermerët, artin, kulturën dhe sportin.

    Malaj tha se, “kjo është mënyra si e kemi ndërtuar pr/buxhetin 2027, që synon të ndërtoj një Shqipëri më të mirë për fëmijët tanë, për prindërit tanë. Një buxhet që synon një mbështetje më të madhe sociale për gjyshërit, por dhe për ata që kanë nevojë. Qëllimi ynë që të ndërtojmë një Shqipëri sa më europiane”.

    Projektbuxheti 2027, i miratuar në parim më 18 nëntor, pritet të votohet përfundimisht në Kuvend më 26 nëntor, në seancën plenare që nis në orën 10:00. Krahas tij, deputetët do të shqyrtojnë edhe paketën fiskale, e cila përmban ndryshime në pesë ligje tatimore.

    buxheti ministri Petrit Malaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Malaj: Buxheti 2027 kalon 10 miliardë euro, më sociali në historinë e vendit

    November 25, 2026

    Instituti i Gjeoshkencave: Nesër reshje intensive në gjithë territorin, rrezik për përmbytje të lokalizuara

    November 25, 2026

    Argjendi, humbet 67% të vlerës në më pak se një vit! Rënia më e fortë se gjatë krizës së 2008-s

    November 25, 2026

    Ambasadori Eric Wendt pas takimit me drejtuesit e SPAK dhe BKH: SHBA dhe Shqipëria po luftojnë së bashku krimin e organizuar dhe korrupsionin

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.