
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Sekretarja Organizative e Lëvizjes BASHKË, Mirela Ruko thotë se situata politike karakterizohet nga një kryeministër që sipas saj është mbyllur brenda një bunkeri politik, të cilin nuk do të mund ta mbajë gjatë.
Nga ana tjetër Ruko pohon se Spiropali është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe se nëse dëshiron t’i dalë përballë së vërtetës, duhet të pranojë përgjegjësinë e saj dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur brenda Partisë Socialiste. Ajo komentoi gjithashtu edhe situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se pritet që ai të flasë për zhvillimet dhe çështjet që e rrethojnë.
”Mendoj se në tërësi situata politike në Shqipëri është se kemi kryeministrin e vendit që është futur brenda një bunkeri. Spiropali është një prej personave që e ka ndarë pushtetin. Ajo e ka quajtur Skënderbe Edi Ramën, por këtë bunker ai nuk do ta mbajë gjatë. Ata duan të zhvasin nga e ardhmja jonë, ndaj ai bunker do t’i zërë. E para që ka bërë këtë gjë është Spiropali. Ajo është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Këta duan vetëm mbrojtje për krimet që kanë bërë. Spiropali, nëse ka plan t’i dalë ballë së vërtetës, për atë që ka bërë, PS-ja, ku ajo ka fajin e vet, ta pranojë dhe të tregojë se çfarë kanë bërë të gjithë bashkë. Veliaj, po presim të flasë, jo se ka folur”, tha ajo.