Hetimet për këto raste synojnë të dokumentojnë jo vetëm abuzimin seksual, por edhe mënyrën se si të miturit përfshihen në këto situata, kontaktet me personat e dyshuar dhe nëse marrëdhëniet janë shoqëruar me përfitime financiare. Në disa prej episodeve, dyshimet e hetuesve janë autorët I kanë joshur të miturat në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Një tjetër element që del nga hetimet është shtrirja gjeografike e këtyre rasteve. Lëvizjet nga një qytet në tjetrin dhe kontaktet me persona të ndryshëm e bëjnë më kompleks dokumentimin e plotë të ngjarjeve. Për këtë arsye, kamerat e sigurisë, verifikimi i itinerareve dhe dëshmitë e të miturve janë ndër provat kryesore për identifikimin e personave të dyshuar.