Ky është momenti, që sipas Elisa Spiropalit mori pikënisje përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për momentin e votimit në seancën plenare të 12 marsit 2026 të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Kërkesa u rrëzua me votat e shumicës, por Spiropali nuk ishte mes atyre që votoi.