Erjon Vishkulli që u plagos në sy nga policia pak ditë me parë dhe u detyrua të bënte ndërhyrje në Itali ka folur për mediat pas daljes nga prokuroria e Tiranës e cila po heton mbi rastin.
Vishkulli: Me pyeten rreth çështjes , si ndodhi. Pyetjet kishin të bënin vetëm me ngjarjen, ju përgjigjem.
Gazetari: A keni besim se do zbardhet çështja, kush është personi që ka qëlluar...
Vishkulli: Ajo nuk me përket mua, është detyra e këtyre. Kam besim. Ta thashë, unë kërkoj drejtësi.
Gazetari: Me 28 nëntor është protesta e radhës, kombëtare, keni ndonjë mesazh.
Vishkulli: Unë e kam thënë mesazhin që në fillim. ‘Vetëm fitore’, dhe ‘Shqipëria është e jona’.
Gazetari: A do marrësh pjesë në protestë?
Vishkulli: Ta shohim vëlla. Si do jem me gjendjen. Se akoma vijoj me kontrollet. Edhe tani nuk ndjehem mirë. Kisha aty dy orë, do më mbanin me gjatë por e panë që nuk isha në gjendje dhe më lanë të dilja.
© SYRI.net