Në prag të votimit nen për nen të buxhetit dhe paketës fiskale në parlament, kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar bëri të ditur se PD ka propozuar 28 amendamente për të orientuar buxhetin drejt qytetarëve. ‘çështje kryesore kemi buxhetin dhe unë vlerësoj shumë punën që është bërë nga ju, amendamentet duhet të shkojnë sa më shumë në favor të qytetarëve dhe në mirësi për qytetarët, taksat e tyre, paratë e tyre, dhe t'u faktojmë se si ai e ka ndarë këtë buxhet për t'i vjedhur sa më shumë qytetarët.’