Rreth 1900 gjoba në Dibër brenda pak ditësh, shoferë të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për çështjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në nisje të seancës gjykata vendosi caktimin e ekspertëve për të kryer aktin e ekspertimit për dëshmitarin Isa Tare, nëse vuan nga ndonjë sëmundje që mund të ndikojë në dëshmi, dhe kur u mor në pyetje në vitin 2022 a vuante nga ndonjë sëmundje.
Dëshmitari i parë ishte Rolando Llazari, i cili në periudhën 2002-2011 ka qenë i punësuar në strukturat administrative/pronësore të ministrisë të ministrisë së Mbrojtjes.
I pyetur nga SPAK nëse klubi partizani ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura, u shpreh se zyra e tij nuk ishte në dijeni pasi nuk ishte kompetencë e saj.
SPAK kërkoi kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë, ndërsa Malltezi tha se prokuroria e ka gënjyer dëshmitarin sepse nuk i ka vënë në dispozicion planin e përhapjes.
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kundërshtim të pjesshëm.
Ndërkohë, një tjetër dëshmitar në proces, Paro Laçi, i ka dërguar një shkresë gjykatës, përmes së cilës njofton se nuk mund të paraqitet për të dëshmuar, pasi ka kërkuar azil politik në Zvicër. Laçi ka kërkuar që për çdo komunikim të mëtejshëm gjykata t’i drejtohet avokatit të tij, Idajet Beqiri.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ka kërkuar që deklarimet e Laçit të merren nëpërmjet autoriteteve zvicerane.
Top Channel