Eskalon debati në Kuvendin Komunal të Mitrovicës
Një përleshje fizike ka ndodhur në ambientet e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku janë përfshirë zyrtarë të qeverisjes së kryetarit Faton Peci dhe asamblistë komunalë.
Sipas raportimeve dhe pamjeve nga seanca fillimisht ka pasur një përplasje verbale mes tyre, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Deri më tani nuk dihen rrethanat që çuan në incident, identiteti i të gjithë personave të përfshirë dhe nëse ka persona të lënduar.















