Rrahmani, një nga heronjtë e Napolit në përballjen me Cityn

25 Nëntor 2026 | 16:14

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është vlerësuar me notën 7 për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ku Napoli siguroi një rezultat pozitiv duke barazuar 2-2.

Mbrojtësi kosovar u dallua për sigurinë dhe përqendrimin në repartin defensiv, duke qenë vazhdimisht i vëmendshëm në ndërprerjen dhe dyfishimin e aksioneve kundërshtare.

Sipas vlerësimeve të publikuara nga mediumi italian “SportMediaset”, Rrahmani ishte një nga figurat kryesore të mbrojtjes së Napolit, duke u cilësuar si një lojtar i besueshëm, sidomos kur mbështetet nga bashkëlojtarët e tij.

Të njëjtën notë, 7, e mori edhe bashkëmbrojtësi i tij Sam Beukema, ndërsa Billy Gilmour dhe Noa Lang u vlerësuan gjithashtu me notën 7.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sterling i shpëton dënimit me burg për drejtim të rrezikshëm të makinës pas një aksidenti

Ish-sulmuesi i Anglisë, Raheem Sterling, i shpëtoi një dënimi të menjëhershëm me burg të mërkurën, pasi pranoi se kishte drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme...
13:13 | 25/11/2026

A e humbi Yamal ndeshjen për të luajtur GTA VI? Moment gazmor në konferencën e Barcelonës (VIDEO)

Një situatë e papritur dhe tejet humoristike u zhvillua gjatë konferencës për shtyp të Barcelonës, me protagonistë Frenkie de Jong dhe Lamine Yamal, i cili...
09:07 | 25/11/2026

Perisiç, golashënuesi i 4-t më i vjetër në Champions League pas ndeshjes me Realin! Kalon Giggs dhe Ramos

Ivan Perisiç u bë golashënuesi i katërt më i vjetër në Ligën e Kampionëve duke shënuar një penallti në pjesën e parë në humbjen 5-1...
08:52 | 25/11/2026