Vrasja e Arlinda Zekajt, nga një muaj paraburgim vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve 

25 Nëntor 2026 | 16:21

Gjykata Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt i caktoi nga një muaj paraburgim vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve që ndihmuan në arratisjen e Albert Sylës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, i caktoi paraburgimin të pandehurve N.S. dhe D.S., për shkak të dyshimit për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B., për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

“Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S. llogaritet nga data 24.11.2026, në ora 09:30, deri me datë 24.12.2026, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B. nga data 24.11.2026, në ora 10:00, deri me datë 24.12.2026”, njoftoi Gjykata Themelore në Pejë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, ka pritur në takim kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të...
16:12 | 25/11/2026

“62 struktura ilegale të mbyllura dhe 1.3 mld euro ndihma”, Kurti publikon bilancin e qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument me të cilin paraqet bilancin e punës së qeverisë së tij gjatë mandatit 2021–2026, duke renditur...
15:44 | 25/11/2026

Gërvalla: Rreth 20 mijë raste të dhunës të raportuara në 7 vite në Kosovë, 33 gra të vrara

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se nga viti 2019 deri në vitin 2026, janë raportuar rreth 20 mijë raste të dhunës...
12:11 | 25/11/2026