PSG-ja përgatit goditjen e janarit, Nico Williams në radarët e kampionëve të Evropës

PSG-ja përgatit goditjen e janarit, Nico Williams në radarët e kampionëve të Evropës

16:33, 25/11/2026

Paris Saint-Germain ka nisur të mendojë për përforcimet e merkatos së janarit, ndërsa në listën e dëshirave të klubit francez ka përfunduar edhe emri i Nico Williamsit.

Sipas mediave franceze, drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të yllit të Athletic Bilbaos për të përforcuar repartin ofensiv.

Klubi parisien është detyruar të shikojë drejt merkatos pas problemeve të krijuara nga dëmtimet e rënda të Désiré Doué dhe Khvicha Kvaratskhelias.

Të dy futbollistët kanë pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit dhe pritet të qëndrojnë për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Në këto rrethana, Nico Williams shihet si një prej alternativave për të mbuluar mungesat në sulmin e skuadrës së Luis Enriques.

Megjithatë, spanjolli nuk është objektivi i vetëm i PSG-së, pasi në listë figurojnë edhe Antonio Nusa i Leipzigut dhe talenti brazilian Estevão i Chelseat.

Por, për të siguruar shërbimet e Williamsit, parisienët duhet të përballen me një operacion të vështirë financiar.

Anësori ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035, ndërsa klauzola e tij e lirimit tejkalon 90 milionë euro.

Për më tepër, Nico ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar aventurën në Bilbao.

Tashmë mbetet të shihet nëse PSG do të tentojë një ofertë konkrete në janar apo do të orientohen drejt alternativave të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco