Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpërndau për publikun mesazhin e dhënë nga Ambasadori Eric Wendt në takimin që zhvilloi të martën me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Ambasadori ka theksuar se kompanitë amerikane kanë interes të madh për të investuar në Shqipëri në sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe teknologjia. Por, shtoi ai, ato do të vijnë vetëm kur të kenë besim që kontratat respektohen, tenderat janë të drejtë dhe sistemi i drejtësisë siguron zbatim të drejtë dhe të barabartë të ligjit për të gjithë.