Man Utd ia hap derën shitjes së yllit të ekipit në janar
Manchester United vazhdon të jetë i hapur për shitjen e Marcus Rashfordit, pavarësisht rikthimit të tij në ekipin e parë.
Gazetari Ben Jacobs beson se sulmuesi anglez mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit, nëse klubi merr një ofertë që e konsideron të pranueshme.
“Edhe Rashfordi mendoj se është në dispozicion për t’u shitur nëse vjen oferta e duhur, pavarësisht se Manchester United e ka paraqitur rikthimin e tij si një riintegrim në skuadër”, deklaroi Jacobs në podcastin “Market Madness”.

Manchester United po planifikon të përforcojë repartin defensiv dhe atë ofensiv nën drejtimin e Mauricio Pochettinos. Një transferim i mundshëm në sulm mund të rrisë edhe më shumë gjasat për largime nga skuadra.
Rashford, 29-vjeçar, u rikthye këtë verë te Manchester United pas përfundimit të huazimit te Barcelona.
Sulmuesi anglez ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në verën e vitit 2028, por e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet e pasigurt./Telegrafi/

































