U dëmtua si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e dendura të shiut, nis riparimi i i Urës së Mërturit

25/11/2026 16:44

Bashkia e Tropojës ka ndërhyrë për riparimin e urës së Mërturit, mbi lumin e Currajt, e cila rreth një javë më parë pësoi dëmtime si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërhyrja bëri të mundur rikthimin e lidhjes mes fshatrave të zonës dhe pjesës tjetër të Njësisë Administrative Lekbibaj, si dhe me qytetin e Bajram Currit, duke rikthyer qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm për banorët.

Punimet në terren u ndoqën nga afër edhe nga Bashkim Byberaj, administrator i firmës zbatuese “Vllaznimi”.

Ndërkohë, Bashkia e Tropojës ka vijuar ndërhyrjet edhe në njësitë e tjera administrative, me qëllim riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, zona e Tropojës është përballur me stuhi të forta dhe reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturë dhe në disa akse rrugore.

Top Channel