Thomas Strakosha ka bërë një rikthim fantastik në fushat e Champions League, duke konfirmuar edhe një herë vlerat e tij mes shtyllave.
Portieri i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në përballjen mes Comos dhe AEK-ut, të zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”.
Pavarësisht humbjes minimale 1-0 të skuadrës greke, Strakosha zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive, duke shmangur një disfatë më të thellë.
Ky takim kishte një rëndësi të veçantë për gardianin kuqezi, i cili rikthehej në Champions League pas rikuperimit nga një dëmtim serioz.
Me ndërhyrjet e tij vendimtare, shqiptari u shndërrua në një prej lojtarëve më të spikatur të AEK-ut.
Madje, paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re as nga UEFA.
Organizatorët e Champions League kanë përzgjedhur një prej pritjeve të Strakoshës ndaj Perrones mes pesë ndërhyrjeve më të mira të mbrëmjes.
Një vlerësim i rëndësishëm për portierin shqiptar, i cili po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë.
Pavarësisht rezultatit negativ të AEK-ut, Strakosha dha sinjale shumë pozitive, duke treguar se mbetet një pikë e fortë për skuadrën e tij.
© SYRI.net
PSG-ja përgatit goditjen e janarit, Nico Williams në radarët e kampionëve të Evropës
Duka pret delegacionin e Parlamentit të Moldavisë, vizitë në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe stadiumin ‘Air Albania’
Rey Manaj nis një kapitull të ri, bashkohet me agjencinë e njohur të Fali RamadanitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: