Kampionia olimpike Federica Brignone i dha fund karrierës
Kampionia aktuale e dyfishtë olimpike në sllallomin e madh dhe super-G, Federica Brignone, ka njoftuar se për shkak të lëndimit ka vendosur t'i japë fund karrierës si sportiste aktive.
“Pas dy ditësh në borë, e kuptova se këmba ime nuk është rikuperuar dhe se kam shumë dhimbje. Për këtë arsye, kam vendosur t'i jap fund karrierës garuese. Ky ishte një vendim i vështirë, pavarësisht gjithçkaje që kam bërë për t'u rikthyer, serioziteti i lëndimit nuk ma lejon këtë. Do të doja të merrja pjesë edhe në një garë të vetme, të fundit. Do t'ju njoftoj se kur”, ka shkruar Brignone në Instagram.
Brignone është shpallur dy herë kampione e botës, në vitet 2023 dhe 2025. Ajo ka fituar gjithashtu medaljen e argjendtë dhe të bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022, si dhe medaljen e bronztë në vitin 2018.















