Max Verstappen: Kalova 40 orë duke luajtur GTA 6 gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit

25 Nëntor 2026 | 17:11

Kampioni katër herë i botës në Formula 1, Max Verstappen, ka zbuluar se ka kaluar rreth 40 orë duke luajtur videolojën e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6), gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit, ku arriti të triumfonte në pistë.

Piloti holandez i Red Bull Racing foli për pasionin e tij ndaj videolojërave gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin Twitch të ekipit të tij të esports, Verstappen Sim Racing. Ai tregoi se pjesën më të madhe të kohës së lirë në Las Vegas e kishte kaluar duke luajtur GTA 6, në vend që të shëtiste në qytetin amerikan.

I pyetur nëse kishte luajtur edhe gjatë fluturimit të kthimit, Verstappen tha se kishte preferuar të flinte në avion, ndërsa seancat e lojërave i kishte zhvilluar kryesisht në mëngjes dhe në mbrëmje.

“Jo, po flija në aeroplan. Luajta shumë në mbrëmje dhe në mëngjes në Vegas”, u shpreh ai, duke shtuar me humor se nuk kishte shumë mundësi të dilte dhe të shëtiste në qytet.

Piloti 29-vjeçar zbuloi gjithashtu se kishte përfunduar më shumë se 80% të misioneve të lojës. Megjithatë, ai pranoi se shpesh i kalon skenat filmike, pasi i konsideron ato të mërzitshme, gjë që e bën më të vështirë ndjekjen e historisë së lojës.

GTA 6, e zhvilluar nga Rockstar Games, u lançua më 19 nëntor, duke përkuar me ditën e parë të aktiviteteve në pistë për Çmimin e Madh të Las Vegasit.

Ndërkohë, në aspektin sportiv, Verstappen arriti të fitonte garën e së shtunës, e cila u karakterizua nga 35 ndryshime në kryesim gjatë 50 xhirove. Kjo ishte fitorja e tij e katërt në sezonin 2026 të Formula 1.

Në renditjen e përgjithshme të pilotëve, holandezi mban vendin e dytë me 304 pikë, pas Kimi Antonellit të Mercedesit, i cili kryeson me 402 pikë. Me 37 pikë avantazh ndaj Lewis Hamiltonit, që renditet i treti, Verstappen synon ta mbyllë sezonin në pozicionin e nënkampionit, me dy gara ende për t’u zhvilluar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Astronauti bëhet baba për herë të tretë, përjeton lindjen e vajzës nga hapësira

Një ngjarje e veçantë ka shënuar jetën e një familjeje kanadeze, pasi bashkëshortja e astronautit Joshua Kutryk ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të...
17:07 | 25/11/2026

Ushtria amerikane shpërthen 5 tonë azid plumbi, shqetësime për përhapjen e një reje toksike në Iowa dhe Misuri (VIDEO)

Një operacion i ushtrisë amerikane për shpërthimin e rreth pesë tonëve azid plumbi ka ngritur shqetësime për rrezikun e përhapjes së një reje pluhuri toksik...
17:03 | 25/11/2026

Ukraina sulmon bazën kryesore ajrore ruse, dëmtohen 5 avionë

Forcat ukrainase sulmuan një bazë të madhe ajrore ushtarake në Rusi, duke dëmtuar pesë avionë të përdorur për të lëshuar raketa dhe bomba kundër Ukrainës...
16:39 | 25/11/2026