Neto, titullar pas 10 vitesh me Juven: Krenari

UEFA Europa League | 12 minuta më parë

Neto do të rikthehet me fanellën e Juventusit nga minuta e parë, më shumë se nëntë vjet pas paraqitjes së tij të fundit, dhe do ta bëjë këtë në Europa League kundër Omonia Nicosia. “Të kthehem në fushë me këtë fanellë është një kënaqësi e madhe”, komentoi ai për Sky Sport në prag të ndeshjes.

“Ndjesia është shumë pozitive, shoh një atmosferë të shëndetshme me shumë përkushtim. Europa League është një objektiv shumë i rëndësishëm për ne. Juventusi luan për të fituar çdo garë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme