Takimi me Lille në Champions do të ketë një domethënie të veçantë për Dayot Upamecanon. Mbrojtësi i Bayern Munich është rikthyer në Francën veriore, një zonë që e njeh mirë nga vitet e para të karrierës së tij, kur ishte pjesë e akademisë së Valenciennes.
Në prag të kësaj sfide, francezi ka treguar se ndeshja ndaj Lille zgjon kujtime të veçanta, pasi dikur përballjet mes dy skuadrave kishin karakterin e një derbi për të.
“Për mua është një ndeshje shumë e veçantë, pothuajse si një derbi.
“Po kalojmë një periudhë të vështirë, por kemi mjaft lojtarë me përvojë. Duam të tregojmë se jemi një skuadër me karakter dhe jemi gati për këtë sfidë”, tha Upamecano.
