Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë në kuadër të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
Gjatë qëndrimit në Vatikan, Hoxha u takua me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, të cilit i shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
“Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja”, u shpreh ministri Hoxha.
Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mesazheve të Atit të Shenjtë për paqen, solidaritetin, zhvillimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor, veçanërisht në kontekstin e sotëm ndërkombëtar.
