Energjia elektrike, rritet prodhimi dhe konsumi në tremujorin e tretë
Prodhimi vendas i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se energjia në dispozicion u rrit me 13,2% krahasuar me periudhën korrik-shtator 2025.
Gjatë kësaj kohe, dhe konsumi u rrit si nga familjet, ashtu edhe nga bizneset. Rritja e prodhimit vendas me gati 78% lidhet kryesisht me performancën e hidrocentraleve, por edhe me burimet e tjera të rinovueshme.
Hidrocentralet publike prodhuan mbi 1.100 GWh energji, gati dyfishin e një viti më parë. Ndërsa hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 305 GWh, me rritje 72%. Prodhimi nga burimet e tjera, kryesisht fotovoltaike, arriti në 500 GWh, me rritje vjetore rreth 60%.
Nga ana tjetër, përdorimi i energjisë nga konsumatorët u rrit me 14%, duke arritur në 1.940 GWh. Rritja më e fortë është te familjet, me 18%, ndërsa konsumatorët jo familjarë shënuan rritje 10%.
Të dhënat tregojnë një përmirësim të prodhimit vendas, por edhe rritje të kërkesës për energji elektrike në vend.
Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten
Regional Challenge Fund financon 10 projekte të reja në Shqipëri për zhvillimin e aftësive profesionale
Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva
- 17:34 Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh
- 17:33 Sulm me dronë në bazën ajrore ruse, ushtria ukrainase: Kemi dëmtuar 5 avionë
- 17:26 Policia e Tiranës i drejtohet Gjykatës Administrative për ekzekutimin e gjobave ndaj protestuesve
- 17:19 Polonia planifikon zonë ndalim-fluturimi përgjatë kufirit lindor për të forcuar sigurinë e NATO-s
- 17:16 Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten
- 17:11 Max Verstappen: Kalova 40 orë duke luajtur GTA 6 gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit