Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për çështjen e Belinda Ballukut në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Rama tha se lufta që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është një nga arsyet pse vendi duhet të konsiderohet një kandidat serioz për anëtarësim në BE.

“Ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë, shumë serioz.
Nëse deri jo shumë kohë më parë Shqipëria portretizohej gjithmonë si një vend ku ishte ngulitur kultura e pandëshkueshmërisë dhe ku korrupsioni ishte vetë sistemi, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po lufton fuqishëm korrupsionin. Natyrisht, çdo çështje duhet të kalojë përmes procesit të rregullt ligjor, por është shumë e qartë se në Shqipëri nuk ka më askënd mbi ligjin. Dhe pikërisht kjo është arsyeja përse Shqipëria duhet të shihet me një sy shumë pozitiv”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: BE të ketë guximin të zgjerohet! Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri, e paprecedentë në rajon! Kurti kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën