Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skandali 390 milionë euro trondit Serbinë, arrestohen dy persona të tjerë nga rrethi i pronarit të Bankës Alta

    Reshje të dendura shiu në Durrës, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet

    Goditje në zemër të aviacionit rus, Ukraina nxjerr jashtë shërbimit pesë avionë luftarakë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Deti i trazuar bllokon lundrimin në Vlorë, anulohen edhe tragetet drejt Brindisit
    Kryesore

    Deti i trazuar bllokon lundrimin në Vlorë, anulohen edhe tragetet drejt Brindisit

    November 25, 2026

    Erërat e forta dhe dallgët e larta kanë detyruar Kapitenerinë e Portit të Vlorës të ndalojë lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në det të hapur. Përkeqësimi i kushteve atmosferike pritet të vijojë gjatë datave 25 dhe 26 nëntor, ndërsa janë anuluar edhe lundrimet e trageteve në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë.

    Sipas parashikimit meteorologjik, nga ora 15:00 e datës 25 nëntor pritet të fryjë erë nga jug-juglindja, me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 metra në sekondë. Lartësia e dallgëve parashikohet të arrijë nga 1,5 deri në 2,5 metra.

    Për shkak të këtyre kushteve, Kapiteneria ka vendosur të mos lëshojë leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur, deri në orën 20:00 të datës 26 nëntor.

    Gjithashtu, të gjitha subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari detare janë njoftuar të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve, me qëllim shmangien e rreziqeve dhe situatave emergjente.

    Ndërkohë, anijet që transportojnë mallra dhe hidrokarbure do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

    Për shkak të motit të keq në det, janë anuluar edhe udhëtimet e trageteve që transportojnë pasagjerë dhe automjete në linjën ndërkombëtare Vlorë-Brindisi-Vlorë.

    Sipas parashikimeve, përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të datës 26 nëntor.

    moti i keq Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skandali 390 milionë euro trondit Serbinë, arrestohen dy persona të tjerë nga rrethi i pronarit të Bankës Alta

    November 25, 2026

    Reshje të dendura shiu në Durrës, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet

    November 25, 2026

    Goditje në zemër të aviacionit rus, Ukraina nxjerr jashtë shërbimit pesë avionë luftarakë

    November 25, 2026

    Deti i trazuar bllokon lundrimin në Vlorë, anulohen edhe tragetet drejt Brindisit

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.