Duke qenë se Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue e kanë mbyllur praktikisht këtë sezon për shkak dëmtimi të rëndë që kanë ëpsuar të dy, PSG pritet të ndërhyjë gjatë merkatos së janarit për të forcuar sulmin.
Sipas Le Parisien, i preferuari i Luis Enrique për të zëvendësuar yllin gjeorgjian është kampioni i botës me Spanjën, Nico Williams, të cilin klubi pariziën e ka kërkuar edhe më parë. Enrique ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Nico Williams gjatë kohës që ishte trajner i tij te Spanja dhe tani e kërkon te PSG.
Williams është në një kontratë afatgjatë me Athletic Bilbao deri në vitin 2035 dhe ka një klauzolë largimi 95 milionë euro. Megjithatë, klubi bask ka lënë të kuptohet se mund të pranojë largimin dhe për një shifër më të ulët se 95 milionë euro. Vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi bask dhe të shkojë diku tjetër ku të ketë mundësinë të fitojë trofe.







